“U gëzova për eliminimin e Barcelonës vetëm për faj të Suárez”

0

Barcelona u eliminua bujshëm nga Champions League këtë javë, pas humbjes katastrofike 4-0 në Anfield ndaj Liverpulit, duke thyer zemrat e tifozëve të vet dhe të Lionel Mesit, ndërkohë që gjithë tifozët neutralë mbetën pa fjalë.

Ndërkaq, habit ish-futbollisti francez Frank Lebëf, i cili në karrierën e vet ka luajtur me Çelsin, Marsejën dhe Strasburgun, ndër të tjera.

Kampioni i botës në 1998 ka lëshuar një deklaratë të fortë, në një intervistë për RMC Sport, duke sulmuar ashpër sulmuesin e Barcelonës, Luis Suárez.

Image result for Frank Leboeuf

“E admiroj Barcelonën, por jam i gëzuar që u eliminua, për shkak të Luis Suárez. Nuk kam respekt për një lojtar si ai.

“Si futbollist është i jashtëzakonshëm, por është hileqar dhe qurravec, e urrej mënyrën e tij të lojës”, deklaroi francezi, i cili duket se nuk e duron dot uruguajanin.

“Po të përballesha me të në fushë, do bëja gjithçka që ta nxirrja nga fusha… Ajo që ai i bëri Ganës në Kupën e Botës, kafshimet që u ka bërë lojtarëve kundërshtarë, habitem si rivalët e tij ruajnë gjakftohtësinë përballë tij.

“Ai është një shembull i keq për të rinjtë, nuk e duroj dot një lojtar të tillë në fushë. Do merrja direkt karton të kuq po të luaja kundër tij”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.