U fut nga stoli, Dobra është ngushëllimi i vetëm i Shqipërisë ndaj Greqisë

Pritshmëria e lartë ishte te Shqipëria U-19 që drejtohet nga Nevil Dede dhe që sapo nisi kualifikueset e Europianit. Por ndeshja e parë me Greqinë e mbyllur në shifrat 5-1 është për t’u harruar. Madje sa më parë, pasi tani vijnë edhe ndeshjet e radhës dhe gjithçka mbyllet në pak ditë.

Pjesa e parë u mbyll në humbjen 1-0, megjithëse kuqezinjtë po dominonin me sulmet. Bullari dhe Broja nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Në pjesën e dytë u fut në lojë dhe një nga futbollistët me më shumë potencial, Armando Dobra.

Lojtari i Ipswich shkurtoj diferencat në 3-1, por nuk mund të bënte asgjë më shumë në ndeshjen me histori të mbyllur. Dy gola të tjerë erdhën në minutat e fundit, ndërsa dukshëm ekipi i Dedes vuan në prapavijë pasi në aspektet e tjera cilësia nuk mungon nëse shohim emrat, pavarësisht se nuk u shprehën në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *