U favorizua nga gjyqtari, Siti kërkon VAR-in

Ishte vërtet qesharake penalltia që gjyqtari spanjoll Viktor Kasai akordoi në favor të Mançester Sitit, në ndeshjen me Shaktarin. Stërling në tentativë për të goditur topin goditi tokën dhe u rrëzua në brendësi të zonës së mysafirëve. “Bilbili” spanjoll nuk nguroi dhe akordoi 11-metërsh.

Vendim absurd, pasi Stërling nuk kishte askënd pranë vetes, por në fund vendimi nuk u kthye dhe Siti realizoi golin e dytë. Pep Guardiola në konferencën për shtyp nuk kishte si të mos prekte dhe këtë temë, ku bëri thirrje që edhe në Champions të përdoret VAR-i, pasi është tepër i nevojshëm për të ndihmuar gjyqtarët.

“Duhet të përdoret edhe në Champions VAR-i. Gjyqtarët nuk duan që të gabojnë dhe është në të mirë të të gjithëve që të ndihmohen. Sa ipërket penalltisë tonë është e vështirë që të flasim tani, kur rezultati është siç të gjithë e shohin”.

Diçka e rrallë që edhe skedar që u ndihmua në këtë rast bën apel për të futur VAR-in. Në Vendin tonë zor se do të ndodhte kjo gjë. VAR po aplikohet në shumë kampionate në botë, por në Champions është planifikuar që të futet edicionin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *