U doli huq me De Scieglon, Juventusi do yllin tjetër të Milanit në mbrojtje për 45 milionë euro

Juventusi kërkon të bëj sërish “pazar” me Milanin, ndërsa këtë herë për të marrë yllin e vetëm të skuadrës. Theo Hernandez është njeriu që ka marrë gjithë dashurinë e tifozëve, edhe në kohën kur kjo skuadër ka humbur besimin e të gjithëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë kanë ofruar 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit që u afrua në Itali nga Reali i Madridit. Ndërkohë që tani mbetet të shihet përgjigja e Milanit, pasi shifra është tunduese për drejtuesit.

Më herët Juventusi do të merrte edhe De Scigelon nga e njëjta skuadër, për të përforcuar krahun e mbrojtjes. Në atë kohë ishte një mbrojtës që spikaste te Milani dhe me shumë kualitet, por do të rezultonte një blerje dështim. /Sport Ekspres/