U dëmtua ndaj Teutës, mbrojtësi i Kastriotit drejt rikuperimit

Kastrioti u mund nga Teuta në ndeshjen e fundit dhe mbetet në vendin e fundit në klasifikim. Në fundin e pjesës së parë pati probleme për një nga titullarët. Mbrojtësi David Domgjoni mori një goditje në kavilje dhe trajneri Elvis Plori u detyrua ta zëvendësonte.

Nga goditja e marrë i është ënjtur këmbë, por dita ditës gjendja e mbrojtësit të majtë po përmirësohet. Pushimi i kombëtares i jep mundësinë atij të rikuperohet në kohë për takimin radhës kundër Kukësit në shtëpi.

Krutanët do mundohen të shfrytëzojnë kalendarin, pasi veçse me verilindorët në shtëpi do të përballen më pas edhe me Luftëtarin. Është një mundësi e mirë për të treguar se deri në fund nuk do të dorëzohen për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *