U dëmtua kur e kërkojnë të gjithë, ja se kur do të rikthehet Marash Kumbulla në Seria A

Marash Kumbulla e ka kaluar tashmë dëmtimin që pësoi në ndeshjen e fundit në Serie A kundër Bolonjës. Mbrojtësi shqiptar u detyrua të linte fushën që në pjesën e parë të takimit për shkak të problemit me syrin e tij pas përplasjes me një prej lojtarëve kundërshtarë.

Por problem me sa duket nuk ka rezultuar serioz për futbollistin shqiptar, që i është rikthyer sërish stërvitjes me shokët e skuadrës. Këtë gjë e ka zbuluar vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku ka publikuar një foto të tij nga seanca stërvitore me Veronën, të cilën e ka shoqëruar me fjalët se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës./Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

Problema superato alla grande. Grazie a tutti per i messaggi: sono già pronto per la prossima ???? #hellas #verona #serieA

A post shared by Max Kumbulla (@maxkumbulla) on