U ble në verë për 45 milionë euro, por në Champions nuk ka vend për të

Të blesh një lojtar 45 milionë euro, pjesa më e madhe e skuadrave në Europë nuk e kanë mundësinë dhe disa prej tyre nuk e mendojnë që të shpenzojnë për një futbollist aq shumë. Por, ka dhe nga ata klube që e shpenzojnë një shifër të tillë dhe më pas nuk i rezervojnë as grumbullim për ndeshjen e Championsit.

Bëhet fjalë për talentin brazilian të Real Madrid, Vinicius, i cili në verë u ble për 45 milionë euro nga “galaktikët”. Sot, klubi i Realit ka publikuar listën e lojtarëve që ka përzgjedhur tekniku Lopetegui për ndeshjen me Romën. Braziliani nuk do të jetë as në stol, edhe pse është federuar për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

Vetë trajneri pak ditë më parë pati deklaruar se Vinicius ka ende nevojë të rritet dhe se aktivizimi me skuadrën e dytë po e ndihmon. Gjithsesi, fakti që ai është blerë për një shifër aq të madhe dhe të mos grumbullohet fare të bën përshtypje jo pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *