U ble 120 mijë euro, Laçi huazon sulmuesin e Nigerisë

0

Laçi po kërkon me ngulm një sulmues dhe duket se drejtuesit e kanë gjetur një të tillë dhe madje jo afër, por në Marok. SportEkspres.com mëson se është arritur marrëveshja për huazimin e Antoni Okpotu. Nëse kurbinasve u pëlqen, atëherë mund ta blejnë kartonin e 24-vjeçarit te Difaa El Jadida.

Këta të fundit kanë shpenzuar 120 mijë euro për kartonin e sulmuesit në verë, teksa e blenë nga Lobi Stars. Me nigerianët kishte spikatur, pasi u shpall golashënues në sezonin 2016-2017 me 19 gola të realizuar. Veç kësaj ai është shënuesi më i mirë në historinë e klubit nigerian, me 71 rrjeta të tundura.

Difaa El Jadida u bind për cilësitë e Antoni Okpotu gjatë turneut “African Nations Championship”. Sulmuesi u aktivizua me Nigerinë në 6 ndeshje dhe shënoi dy gola. 24-vjeçari ishte përfshirë në kombëtaren e Nigerisë, që përfaqësohej vetëm nga lojtarë të kampionatit vendas.

Dëshira e Antoni Okpotu ishte që të transferohej në Europë. Në të shkuarën ai ka provuar të bindë danezët e Brondby, ndërkohë që së fundi e kërkonin edhe në Jordani, Egjipt dhe Azerbajxhan. Zgjedhja e lojtarit ka qenë Laçi, ku do të luftojë për Europën dhe të tentojë më pas transferimin në ndonjë kampionat më të rëndësishëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.