U bë telenovelë në Shqipëri, zbulohet ekipi ku po stërvitet Rexhinaldo

Rexhinaldo është vënë në kërkim të një klubi të ri këtë muaj, teksa eksperienca e tij me Shakhter Karagandy përfundoi. Lojtari u përfol për një kalim në radhët e Partizanit, gjë që u mohua më pas nga të dy palët, fillimisht nga presidenti Demi dhe më pas nga vetë sulmuesi. Rikthimi në Superiore me sa duket nuk do të vijë këtë muaj, pasi karriera e futbollistit afrikan me shumë mundësi do të vijojë në Kazakistan.

Megjithëse eksperienca e parë në kampionatin kazak nuk i shkoi siç dëshironte, Rexhinaldo i është bashkuar skuadrës Kaysar në stërvitjen që po zhvillojnë në Antalia të turqisë. Ish-sulmuesi i Kukësit do të duhet që të bindë stafin e klubit kazak në seancat stërvitore në mënyrë që këta të fundit t’i ofrojnë atij një kontratë për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/