U arrestua një ditë më parë, merret vendimi për Platini!

Arrestimi i Mishel Platini një ditë më parë bëri bujë të madhe, me ish-presidentin e UEFA-s që u vu në pranga për shak të një hetimi për korrupsion.

Gjithsesi, nuk ka kaluar shumë dhe francezi është lënë i lirë. Diçka e tillë ka ndodhur pas mesnate dhe Platini ka folur për “France Football”, ku ka sqaruar se është marrë në pyetje dhe është përgjigjur shumë qetë, asgjë më shumë.

“Zgjati pak si shumë, por ishin shumë pyetje dhe nuk kishte mënyrë tjetër. Më pyetën për Europianin e vitit 2016, Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi dhe atë që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022. Gjithashtu më pyetën edhe për FIFA-n dhe iu përgjigja për çdo gjë shumë qetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *