U acarua pas eliminimit të PSG-së, Nejmar merr dënimin e rëndë

Ylli brazilian i PSG-së, Nejmar, është dënuar nga UEFA me tre ndeshje të Ligës së Kampionëve pezullim, një dënim që erdhi pas acarimit të sulmuesit pas eliminimit të kampionëve të Francës këtë sezon.

Mançester Junajtid arriti të kualifikohet përballë PSG-së me një penallti të kontestuar në sekondat e fundit dhe Nejmar nga tribuna, nuk e përjetoi aspak mirë.

“Njerëz të paaftë vendosen në VAR. Ikni e q***ni të gjithë”, ishin disa nga fjalët e Nejmar, të shkruara në Instagramin e tij zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *