U-21, Bushi publikon listën me disa pikëpyetje

0

Alban Bushi ka publikuar listën e kombëtares U-21 për ndeshjet miqësore kundër Moldavisë, më 23 e 27 mars.

Është praktikisht debutimi i Bushit, pasi në një miqësore kundër Skënderbeut para disa muajsh grumbulloi vetëm lojtarë në provë.

Tani trajneri i ri ka grumbulluar emra të njohur, si Bare, Laçi, Ramadani e Çekiçi, por ka edhe debutues, si Kristal Abazaj e Grent Halili.

Valdrin Mustafa, Leonardo Maloku, Bardhec Bytyqi dhe Taulant Seferi përbëjnë problem: nuk kanë ende pasaporta shqiptare dhe do të zëvendësohen me lojtarë nga kampionati ynë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.