U-19 / Të kuq dhe dy penallti, në fund fiton Skënderbeu

0

 

Skënderbeu – Flamurtari 2-1

Shënues: Çupi 40’ (11-m), Baftiu 73’ / Sino 27’ (11-m)

Skënderbeu: Dramolli, Potka (Minaj 74’), Menko, Beçka, Selimi, Bushi, Make (Berberi 67’), Gjergo, Osmanllari, Çupi (Sulollari 90’), Baftiu

Trajner: J. Kaçi.

Flamurtari: Sali, Mataj, Çakërri, Shkurti, Bocaj, Maze, Dalanaj, Qarri (Marra 76’), Sino, Sadushi (Dule 61’), Beqaj.

Trajner: Sh. Idrizi.

Gjyqtarë: E. Demiraj, G. Kamolli, K, Jasharllari (Pogradec)

Kartonë të verdhë: Minaj 76’, Menko 82’ / Qarri 57’, Çakërri 80’

Kartonë të kuq: Bushi 57’ / Beqaj 57’

Delegat: Renato Rapo (Korçë)

 

Skënderbeu për të rinj ka fituar 2-1 ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të ndaj vlonjatëve, duke u rikthyer në këtë mënyrë te trepikëshi. Ka qenë një ndeshje plot emocione ajo e djeshmja në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” me tre gola të shënuar, dy kartonë të kuq, shtyllë të goditur dhe me raste të shumta sidomos për vendasit. Në fund gëzojnë korçarët që e kanë merituar fitoren. Në të 27-ën minutë ka penallti për miqtë, që shndërrohet në gol nga Sino. Pesë minuta nga fundi kthehet restoja për vendasit, pasi Erli Çupi për korçarët pengohet në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari tregon përsëri dorën te pika e bardhë. Është po sulmuesi Çupi që gjuan saktë dhe shifrat në fundin e pjesës së parë barazohen në 1-1. Ky 45 minutësh do të mbyllej me një goditje shtylle të Baftiu për vendasit. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e bukur, ndërkohë që në të 57-ën minuta pas një grindjeje mes tyre gjyqtari Demiraj, nxjerr dy kartonë të kuq për Bushin e Skënderbeut dhe Beqaj të Flamurtarit. Pas kësaj minute Skënderbeu merr frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 73-të Baftiu shënon golin e dytë dhe të fitores për korçarët.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here