“Tymosja marijuhanë 24/7”, flet njeriu që i “vodhi” fitoren Ilir Latifit në Houston

Ilir Latifi u rikthye të ndeshej në kafaz pas një periudhe pushim që prej gushtit të vitit të shkuar. Shqiptari u përball në një dyluftim të pashave të rënda me Derrick Lewis, të cilin e humbi me vendim unanim të gjyqtarëve. Megjithëse duke parë këtë përleshje, rezultati mund të ishte edhe e kundërta e atij që u dha, me Latifin që luftoi denjësisht kundërshtarin.

Dueli u zhvillua në Houston, që është edhe vendbanimi i Lewis. Ky i fundit madje është shprehur i lumtur që Houston ishte vendi ku u përball me Latifin, ndërsa ka zbuluar edhe një detaj tjetër. Në një intervistë për “MMAFighting”, Lewis tregoi se gjatë gjithë javës ka tymosur marijuanë pa pushim.

“Ishte shumë e rëndesishme që dueli u zhvillua në Houston. Gjatë gjithë javës para ndeshjes kam tymosur marijuhanë. 14 orë në 7 ditë të javës, pa ndalim”, ka thënë Derrick Lewis./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *