Turqia publikon listën, Gynesh në Shkodër me talente dhe eksperiencë

0

Trajner i përfaqësueses turke, Shenol Gynesh, ka përzgjedhur një listë prej 28 lojtarësh për takimet e kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Shqipërisë (më 22 mars në “Loro Boriçi”, Shkodër) dhe Moldavisë.

Trajneri i përfaqësueses turke ka përzgjedhur një skuadër të miksuar midis talentit dhe eksperiencës. Reparti i mbrojtjes është ai me numrin më të madh të lojtarëve në moshë të re, me lojtarë si Zeki Çelik, Çaglar Sëjyncy, Kaan Ajhan, Ozan Kabak dhe Merih Demiral.

Gjithsesi nuk mungojnë as surprizat. Gynesh ka rikthyer në kombëtare mesfushorin 38-vjeçar Emre Belozoglu dhe sulmuesin Burak Jilmaz, dy emra këta që nuk ftoheshin prej më shumë se një viti nga kombëtarja turke.

Portierë: Mert Gynok (Bashakshehir), Muhamed Shengezer (Bursaspor), Ugurcan Çakir (Trabzonspor), Sinan Bolat (Rojal Antverp)

Mbrojtës: Gëkhan Gënyl (Beshiktash), Zeki Çelik (Lil), Çaflar Sëjyncy (Lestër Siti), Kan Ajhan (Dyseldorf), Merih Demiral (Sasuolo), Ozan Kabak (Shtutgart), Hasan Ali Kaldirim (Fenerbahçe), Emre Tashdemir (Gallatasaraj)

Mesfushorë: Denis Tyryç (Kaizerispor), Efecan Karaca (Alaniaspor), Jusuf Jazici (Trabzsonspor). Dorukan Tokëz (Beshiktash), Emre Belëzoglu (Bashakshehir), Irfan Kahveci (Bashakshehir), Mahmut Tekdemir (Bashakshehir), Mehmet Topal (Fenerbahçe), Oguzhan Ozjakup (Beshiktash) Okaj Jokushlu (Selta Vigo)

Sulmues: Junus Malë (Volfsburg), Emre Këlënç (Sivaspor), Gyven Jalcin (Beshiktash), Hakan Çalhanoglu (Milan), Burak Jilmaz (Beshiktash), Cenk Tosun (Everton)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.