Turqia në kaos para Shqipërisë, trajneri Luçesku thuajse i larguar

Më datë 22 mars Shqipëria do të presë Turqinë në kuadër të ndeshjes hapëse të fazës kualifikuese të “Euro 2020”. Të dyja skuadrat kanë një të përbashkët, pasi vijnë nga një vit zhgënjyes me paraqitje shumë larg pritshmrive.

Megjithatë, situata në kampin turk është shumë më e rëndë se sa ajo e kombëtares sonë. Sipas asaj që raporton “Reuters”, trajneri rumun Mirçea Luçesku është shumë pranë shkarkimit dhe federata turke po bën çmos për të sjellë në stolin e kombëtares trajnerin e Beshiktashit Shenol Gynesh.

Gynesh është një ndër trajnerët më të mirë në Turqi dhe këtë e tregojnë sukseset e shumta që ka korrur me Beshiktashin gjatë viteve të fundit. Federata turke ka gjetur akordin me trajnerin, por tani mbetet për t’u bindur administratori i skuadrës nga Stambolli Fikret Osman, pasi ky i fundit po bën çmos për ta mbajtur teknikun deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *