“Turqia kampionat i dorës së dytë”, Tare habitet pse Cikalleshi qëndron aty

0

Sokol Cikalleshi është ndër futbollistët m CV më të pasur në kombëtaren shqiptare, duke luajtur në Shqipëri, Kroaci e për disa klube në Turqi, aty ku ka gjetur “oazin” e vet, qetësi, gola, formë perfekte dhe miliona.

E megjithatë, ka nga ata që habiten pse Cikalleshi vazhdon të luajë në Turqi, edhe pse realisht kampionati turk është i pasur dhe mjaft cilësor. Igli Tare, për shembull, duke folur për Supersport, i ka mëshuar idesë që Cikalleshi duhej të transferohej në një kampionat më cilësor se Turqia, ndoshta duke harruar që pak klube janë të gatshme të paguajnë për kartonin e sulmuesit kuqezi, por edhe për pagën e tij aspak të ulët. Edhe vetë Tare nuk është se ka bërë ndonjë përçapje për ta marrë Cikalleshin te Lacio, meqë mendoka se Cikalleshi ësht gati për kampionate të mëdhenj.

“Për ne shqiptarët Italia ka qenë pikë referimi, sidomos në lidhje me futbollin. Ka qenë ëndrra e fëmijërisë sime të luaja në Serinë A dhe realizova ëndrrën time kur shënova në një ndeshje kundër Milanit. Më bënte përshtypja dashuria dhe respekti i shqiptarëve që jetonin në Itali, të cilët krenoheshin që një shqiptar luante në Serinë A. Në atë Seria A kishte cilësi të jashtëzakonshme, ishte mjaft e vështirë të bëheshe pjesë, ndërsa tani Europa ka ndryshuar dhe tani shumë shqiptarë po shkojnë në futbollin italian.

“Shqipëria aktuale? Është tepër e thjeshtë për të thënë që Hysaj është lojtari më i rëndësishëm, por ka lojtarë që kanë cilësinë për të luajtur në skuadra më të mëdha se ato që luajnë.

“Ndonjëherë duhen ndërlidhur gjërat, duhet edhe pak fat, edhe momenti i duhur. Cikalleshi, për shembull, më pëlqen. Është një futbollist i fuqishëm që e njeh portën shumë mirë. Nuk e njoh personalisht dhe e kam kuptuar kurrë se si Cikalleshi, me ato cilësi që ka, vazhdon luan ende në kampionate të dorës së dytë”, tha Igli Tare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image