Turqia i frikësohet dënimit nga UEFA, ministri i sporteve del me prova: Shihni edhe Grizmanin këtu!

Turqia rrezikon seriozisht të marrë një dënim shembullor pas festimit të bërë me golat kundër Shqipërisë dhe Francës. Në të dy rastet, lojtarët kanë festuar dhe përshendetur luftën që po bëhet nga ushtarët e tyre në Siri kundër kurdëve.

Ndërkohë që dënimi pritet ditën e nesërme nga UEFA dhe aludimet janë nga më të ndryshmet, pasi nuk e ka pasur një precedent identik në të shkuarën, Ministri i Sporteve dhe Rinisë në Turqi ka dalë me prova dhe foto për t’u shfajësuar.

Kështu, mes fjalëve për të justifikuar deri diku veprimin e lojtarëve të Turqisë dhe duke i konsideruar si heronjë, tregon edhe një foto të Grizman: “Këtu keni edhe një foto të Grizman që ka të njëjtën përshendetje kur Kombëtaren e tyre e vizitonte Macron”. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/muzafferbaaran8/status/1184420270880313344