Turqia është si një finale për Shqipërinë, FSHF njofton tifozët për biletat

0

Ndeshja e kuqezinjve ndaj Turqisë do të ketë një vlerë vërtetë të madhe në kushtet ku ndodhemi, pasi në këtë transfertë Shqipëria duhet të tregojë se është ende në lojë për kualifikim në grupet e Euro 2020. Për këtë arsye, Kombëtarja ka nevojë edhe për mbështetjen e tifozerisë në datën 11 tetor, për të pasur kështu edhe një motivim shtesë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur me anë të një njoftimi detaje mbi pajisjen me bileta për këtë ndeshje. Shitja e biletave për përballjen Turqi – Shqipëri do të nisë në datën 4 tetor dhe blerja mund të bëhet në dyqanin e FSHF.

Çmimi do të jetë 700 lek dhe çdo person ka të drejtën e blerjes deri në 5 bileta. Të dhënat e nevojshme për t’u pajisur me biletë janë emri, mbiemri dhe numri i pasaportës. Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion sektorin lejla të stadiumit “Sükrü Saracoglu”, i cili ndodhet në Stamboll./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.