Turqia emëron trajneri i ri, rikthehet protagonisti i mrekullisë së Botërorit

0

Federata turke ka emëruar trajnerin e ri të kombëtares turke që pason në këtë pozicion të shkarkuarin Mirçea Luçesku. Bëhet fjalë për teknikun 66-vjeçar Shenol Gynesh. Trajneri i njohur turk do të vihet në drejtimin e kombëtares turke më datë 1 qershor.

Shkak për këtë datë është kontrata që Gynesh ka me klubin e Beshiktashit, të cilin e trajnon prej tre sezonesh e gjysmë. Në mungesë të 66-vjeçarit, Turqia pritet të vendosë një trajner provizor që do ta drejtojë kombëtaren për ndeshjen kundër Shqipërisë më 22 mars.

Shenol gjatë Botërorit të vitit 2002

Genosh e ka drejtuar dhe më parë kombëtaren turke, madje në epokën më të artë të saj, gjatë Botërorit “Japoni-Kore e Jugut 2002”, ku Turqia në mënyrë të pabesueshme mori medaljen e vendit të tretë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.