Turpi nuk njeh më emër te Arsenali, Ljungberg do të bëj festë të madhe…për 1 fitore

Arsenali është në një krizë të madhe, atje ku turpi nuk njeh asnjë emër. Nëse si “kokë turku” u bë Unai Emeri dhe tifozët menduan se problemet do të zgjidheshin me Ljunberg në krye, nuk rezultoi kështu.

Në mbrëmjen e sotme, “topçinjtë” kanë humbur me rezultatin 1-2 në shtëpinë e tyre ndaj Brigtonit. Gjithashtu edhe në ndeshjen debutuese, Ljunberg nuk arriti më tepër sesa një barazim në shirat 2-2 ndaj Norëich. Tashmë Arsenali renditet në mesin e tabelës dhe në këtë gjendje, vetëm për Kupat e Europës që nuk mund të diskutohet.

Me siguri që trajneri i ri do të bëj një festë të madhe kur skuadra e tij të marrë tre pikët nga 90 minutat. Arsye ka të mjaftueshme pasi Arsenali ka 8 ndeshje pa fituar dhe është tmerrësisht shumë, për një skuadër me histori të madhe në Angli dhe që gjithmonë ka objektiva madhore, por fundi rezulton gjithmonë i trishtë. /Sport Ekspres/