Turpi i radhës, Kosova hedh në fushë një boshnjak!

Ka luajtur me fanellën e Bosnje Hercegovinës, por tashmë sapo ka debutuar në fushë me Kosovën, duke mbrojtur portën e kësaj kombëtare, në vend të Ujkanit, që doli i dëmtuar. Po flasim për Adis Nurkoviq, që e priste me padurim momentin për të debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. 30-vjeçari, kohë më parë, në një intervistë për “Anadolu Agency”, bëri me dije se kishte nisur procedurën e ndryshimit të shtetësisë dhe se ishte në pritje të lejes nga FIFA-s.

Një dritë jeshile që ka ardhur. “Nuk u mendova shumë, pranova dhe ndiej kënaqësi që do të luajë për Kosovën. Ishte një rastësi e madhe, pasi gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Pres që në ndeshjen kundër Kroacisë, më 6 tetor, të jem konkurrent i portierit aktual Samir Ujkani, që është shumë i mirë”, ka thënë Nurkoviq në një intervistë për “Anadolu Agency”.

Nurkoviq ka luajtur për të gjitha ekipet e reja të Bosnjë-Hercegovinës, kurse me ekipin “A” ka tri paraqitje, gjatë vitit 2009. Ai aktualisht është pjesë e skuadrës boshnjake Travnik, kurse më herët karrierë ka bërë edhe te Çeliku, Slaven Belupo, Cibalia, Krajina Cazin, Slavonija dhe Jedinstvo Bihaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *