Turpërohen nga kundërshtari, ekipi skocez merr vendimin drastik

Mbrëmjen e së premtes, Hartsi pësoi një humbje shokuese ndaj Livingstonit në transfertë, me shifrat 5-0. Pas humbjes, lojtarët e klubit skocez kanë dhënë një shembull, që zor se mund të përsëritet në futbollin e ditëve të sotme.

Përpara se ekipi të udhëtonte për ndeshjen ndaj Livingstonit, ishte vendosur që stafi dhe lojtarët do të kalonin një fundjavë në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, për të festuar vigjiljen e festave të fundvitit. Gjithsesi, plani duket se është prishur, pasi humbja me shifrat 5-0, duket se i ka bërë lojtarët të ndihen fajtorë dhe kanë vendosur anulimin e pushimeve.

Vendimi është marrë nga vetë lojtarët, të cilët nuk e kanë pranuar dhuratën e klubit për pushime dhe tashmë do të përgatisin ndeshjen e radhës ndaj Aberdinit. Humbja ndaj Livingstonit ishte me të vërtetë shokuese për Hartsin, pasi të pestë golat u pësuan brenda 14 minutave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *