Turneu “Marigo”, triumfon Kosova e Prishtinës

Turneu mbarëkombëtar “Marigo” u zhvillua ditën e sotme dhe fitues u shpall Kosova e Prishtinës. Një turne i zhvilluar në nder të Marigosë së famshme, që qëndisi shqiponjën në flamurin kombëtar. Ekipet  e femrave të Tirana AS, Maliqi dhe Bilisht Sport, së bashku me Kosovën e Prishtinës garuan për trofeun.

Dy ndeshjet gjysmëfinale Tirana AS dhe Kosova i ftuan me rezultatin 4-0, ndërkohë që finalja u vendos pa gjuajtjes së penalltive. Gashi për vajzat nga Prishtina shënoi e para, kurse Begallo për kryeqytetaset e Republikës së Shqipërisë barazoi shifrat.

Me rezultatin 1-1 u mbyll i gjithë takimi dhe nga pika e bardhë e penalltisë vajzat e Kosovës ishin të sakta, duke shënuar pesë herë. Nga ana tjetër Tirana realizoi katër gola dhe u mposht. Më pas vajzat nga Prishtina ngritën trofeun “Marigo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *