Turneu kroat i Shqipërisë U18, mesfushori i QPR-së nderon kuqezinjtë

Shqipëria U18 po merr pjesë në një turne në Kroaci dhe ia ka dalë të triumfojë me sukses ndaj skuadrës së NK Orijent. Një ndeshje që është vendosur nga vetëm një gol dhe skuadra e drejtuar nga Ilir Biturku dhe Olsi Uku ka dalë kryelartë.

Golin për kuqezinjtë e shënoi Armelindo Mema, mesfushori i anglezëve të QPR. Ai arriti të realizojë më sukses në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 73-të. Deri në fund rezultati i ndeshjes mbeti i pandryshuar.

Tanimë Shqipëria U18 do të mendojë për ndeshjen e radhës, që e ka në program kundër italianëve të Venecias. Kjo përballje luhet prej orës 16:30 dhe kuqezinjtë do tentojnë të fitojnë sërish. NK Vinodol është skuadra e tretë me të cilën skuadra e Biturkut do përballet më 29 maj.

KVARNERSKA RIVIJERA 2019
Shqipëria-NK Orijent 1-0
Shënues:
Mema 73’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *