Turhani: Me Dinamon na duhen patjetër 3 pikët

0

 

Peqinasit do të rikthehen të luajnë edhe këtë fundjavë në shtëpi dhe përballë do të kenë ekipin e Dinamos. Për mbrojtësin e qendrës, elbasanasin Xhulian Turhani, sfida do të jetë shumë e vështirë por jo e pamundur. Turhani, beson se nëse do të jenë më të saktë dhe me fat para portës kundërshtare këtë ndeshje do të arrihet synimi maksimal për tre pikët. “Këtë fundjavë kemi një përballje të vështirë ndaj Dinamos. Padyshim, që secili nga ne e di shumë mirë sa vlen fanella e Dinamos një ndër ekipet më të mira në vend. Nga ana tjetër Dinamo është një nga pretendentët kryesorë në grup për rikthimin në superiore. Kjo na bën që të ndjejmë se do të kemi një ndeshje të vështirë e cila duhet vlerësuar maksimalisht. Por, për ne çdo takim ka vlera të mëdha pasi na duhet të largohemi sa më shumë të jetë e mundur nga fundi i klasifikimit. Kështu përballjen do ta vlerësojmë si një ndeshje të radhës prej së cilës duhet të arrijmë të marrim maksimumin duke u favorizuar edhe si një ndeshje në shtëpi”, ka pohuar elbasansi Turhani. Lulzim RESULI

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg