Turbina tregon forcën në Lezhë, thyen Besëlidhjen

0

Turbina ka surprizuar skuadrën e Besëlidhjes ditën e sotme, pasi ka fituar në Lezhë miqësoren me vendasit me rezultatin 2-3. Skuadra e drejtuar nga Sinan bardhi triumfoi dhe ata që shënuan ishin Bërdufi dhe sulmuesi Ugo, i afruar këtë verë në merkato. Njërin gol e shënuan lezhjanët në portën e tyre, konkretisht mbrojtësi Dibra.

Për Besëlidhjen Erkoçeviç ishte ai që shënoi me penallti, ndërkohë që edhe Sidibe, i rikthyer nga Flamurtari, gjeti rrugën e rrjetës. Gjithsesi në fund ishin miqtë nga Cërriku ata që fituan.

Trajneri Sinan Bardhi në përfundim të ndeshjes është shprehur i kënaqur me atë që paraqiti skuadra e tij në përgjithësi dhe lojtarë të caktuar në veçanti. Turbina pret që të bëjë edhe disa afrime, ndërkohë që është programuar edhe një miqësore me Elbasanin të shtunën.

Besëlidhja – Turbina 2-3
Shënues:
Erkoçeviç, Sidibe / Dibra (aut.), Bërdufi, Ugo

Turbina: Collari, Zeneli, Pashaj, Dervishi, Gazheli, Daci, Xhelili, Doda, Cara, Ejoh, Berdufi. U aktivizuan: Varfi, Cami, Lleshi, Cake, Hasa, Zholi, Qose, Sina, Shkreta, Ugo, Xhuveli, Mema, Alillari.

MARIGLEN MIRAKA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.