Turbina inauguron me fitore fushën e re

0

Ditë feste në Cërrik: sot u inaugurua fusha e re e stadiumit “Nexhip Trungu”, që më në fund ka marrë një pamje moderne, një shembull për shumë stadiume të tjerë në Kategorinë e Parë.

Një investim shumë i rëndësishëm, për një qytet që ka kohë që e ka parv skuadrën e vet të endet nëpër qytete të tjera, për shkak të kushteve të këqija në Cërrik.

Fusha e re është inauguruar me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur, ku merrnin pjesë edhe personalitete nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më pas, festa është kompletuar nga fitorja 1-0 kundër Apolonisë, me sulmuesin Odeon Bërdufi që shënoi në fillim të pjesës së dytë.

Mariglen Miraka

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image