Turbina godet në sulm, vjen një “Ronaldo”

Turbina vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet verore dhe grupi i lojtarëve duket në formë mjaft të mirë, siç është parë edhe në miqësore. Për sa i përket merkatos, ajo vazhdon të jete aktive për cërrikasit e trajnerit Bardhi.

Të verdhët do të bëjnë një goditjen të rëndësishme në këtë merkato vere, ku pritet të vijë një futbollist cilësor. Bëhet fjale per sulmuesin e talentuar 20-vjeçar Ronaldo Ndreu. Ky i fundit ka luajtur në Gjermani tek ekipet Hesen Kassel Vfb Trebin.

Ardhja e tij do ta blindonte edhe më shumë sulmin e Turbinës, sepse Ndreu pritet të jetë pikë referimi dhe golashënuesi kryesor i të verdhëve.

 Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *