Turbina fantastike në Cërrik, kalon edhe Apoloninë

0

Turbina është shumë pranë sigurimit të mbijetesës në Kaategorinë e Parë, pasi ka fituar 1-0 ndeshjen delikate kundër Apolonisë.

Një fitore e artë, vulosur nga një gol i mesfushorit Mergent Sulmataj 22 minuta para përfundimit.

Një ndeshje nervoze, me shumë kartonë, duke përfshirë edhe një karton të kuq për Apoloninë pikërisht përpara golit, shënuar direkt nga goditja e dënimit nga Sulmataj.

Fitorja ngjit në krye të grupit të vet Turbinën, që tashmë ka 5 pikë avantazh nga vendi i parafundit dhe në 4 ndeshjet e mbetura i mjafton të tregohet perfekte në fushën e vet, si ka bërë deri tani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here