Tuhel në nevojë për mesfushor, PSG e gjen tek… Interi

PSG po kërkon prej kohësh një mesfushor dhe Tomas Tuhel e ka përsëritur shpesh një gjë të tillë. “Kemi kërkuar një numër gjashtë në verë, por nuk e gjetëm. Ju e njihni mirë situatën, na mungon Adrien (Rabiot), na mungon Lasan (Diarra) dhe diçka e tillë më bën nervoz”, ka folur trajneri gjerman për “Paris United”.

Në ndeshjen e fundit në kupë, Tuhel eksperimentoi duke aktivizuar Dani Alvesh në rolin e mesfushorit, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të kënaqur trajnerin e tyre. Sajti francez zbulon emrin, që pëlqehet nga PSG dhe ai është Raxha Naingolan.

Drejtues të PSG kanë takuar agjentin e belgut, eksperienca e të cilit me Interin nuk po shkon ashtu siç pritej. Francezët po punojnë për të arritur akordin me 30-vjeçarin, ndërsa më pas do t’i paraqesin zikaltërve ofertën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *