Tuhel në Mynih, por Rumenige pyet Pepin

Largimi i Karlo Ançelotit ende vazhdon të jetë tema kryesore në Gjermani, por te Bajerni po punojnë fort për gjetjen e pasuesit të tij. Trajneri i sotëm në ndeshjen me Hertën do të jetë Uilli Sanjol, i cili preferohet nga gjithë skuadra për temperamentin e tij.

Emri më i lakuar deri tani në medie është ai i Tomas Tuhelit. Sipas gazetës “Bild”, ish-trajneri i Dortmundit dje ishte në Mynih dhe bisedoi me drejtuesit bavarezë. Ai është bindës dhe ka përvojën e duhur, por Karl-Hainc Rumenige ka dashur të krijojë një përshtypje më të plotë për 44-vjeçarin.

Për të mos rrezikuar shumë me vendimin që pritet të merret brenda pak ditësh, shefi ekzekutiv i Bajernit ka kontaktuar me Pep Guardiolën, Hans-Joakim Vacken (menaxheri i përgjithshëm i Dortmundit) dhe Mats Humelsin.

Legjenda Lotar Mateus, nuk mendon se Tuhel është njeriu i duhur për Bajernin. “Jo, unë do të preferoja Julian Nagelsmanin. Ai është kandidati ideal i Hënesit. Nëse do diçka, duhet të zgjedhësh alternativën e parë, më të mirën. Duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë. Tuhel nuk më duket trajneri më i mirë për Bajernin”, – ka deklaruar ish-mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *