Tuhel mposht Efenbergun 7-1!

0

Dortmund ka shkatërruar Paderbornin, duke e mposhtur me rezultatin 7-1 në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuchel është treguar e pamëshirshme ndaj kundërshtarit që luan në Bundesliga 2. Për hironi të fatit, ishte Paderborn që shënoi golin e parë me anë të Lakic, në mesin e pjesës së parë, por më pas nisi uragani Borussia dhe miqtë e nxorën gjashtë herë topin nga rrjeta.

Ramos barazoi rezultatin, ndërsa Dortmund e mbylli pjesën e parë 3-1, pas dy golave të shënuar nga Castro dhe Kagawa. Katër gola të tjerë ishin epilogu i pjesës së dytë. Gundogan shënoi me penallti golin e katërt për Dortmund. Gonzalo Castro kompletoi dopietën tre minuta më vonë, këtë herë i shërbyer nga Gundogan. Piszczek dhe Mkhitaryan e bënë më të thellë fitoren e Dortmund.

Edhe Bayern Leverkusen shkon bindshëm në 1/16-t e finaleve të Kupës së Gjermanisë, pasi luajti “tenis” gjatë fitores 6-0 ndaj Viktoria Koln. Trajneri Schmidt aktivizoi formacionin më të mirë dhe të besuarit e tij iu përgjigjën me goleadë. Golat u shënuan nga Hernandez (2), Bellardi, Brandt, Kiessling dhe Kampl. Augsburg u kualifikua me fitoren 3-0 në Freiburg, ndërsa të martën, Bayern Munich eliminoi Wolfsburg, fituesi i edicionit të kaluar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here