Tuhel me mendjen te Champions, surprizon Di Maria: Napoli superior!

PSG po përgatitet për dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nesër pret Lilën, vendin e dytë në kampionat, ndërsa të martën transferta e “ferrit” në “San Paolo” kundër Napolit. Tomas Tuçel kërkon fitoren e radhës në kampionat, ndërsa është normale që mendohet dhe për ndeshjen e Champions.

Trajneri gjerman i PSG ka folur në konferencën për shtyp, ku zbulon dhe faktin që portieri Bufon do t’i nisë nga stoli të dy ndeshjet. Kavani është në dyshim, por vendimi për sulmuesin do të merret sot.

LILA – “Kundër Lilës është një ndeshje e vështirë. Ata kanë cilësi dhe do të jetë një takim i ndërlikuar. Duam fitoren e 12-të rresht në kampionat dhe do bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Rinovimi i Di Marias? Absolutisht, ky është një lajm shumë i mirë. Angel është një futbollist shumë profesionist.”

NAPOLI – “Bufon do të luajë në kampionat dhe në Champions. Xhixhi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe i sjell shumë eksperiencë grupit. Kavani? Duhet të vlerësojmë kushtet e tij. Do të shohim se çdo të ndodhë në stërvitjen e sotme dhe pastaj do të marrim vendimin për të.”

Angel Di Maria sapo ka rinovuar kontratën me PSG deri në vitin 2023, por 30-vjeçari e ka mendjen te ndeshja me Napolin. Një humbje do të sillte eliminimin e francezëve dhe Di Maria surprizon me deklaratën e tij. Napoli dhe Liverpuli janë më të fortë se PSG, kështu që nevojitet një ndeshje perfekte për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Në kampionat gjërat po shkojnë shumë mirë, por në Europë e dimë se çdo gjë është më komplekse. Kemi dhe tre ndeshje për të zhvilluar në grup. Nëse japim 100% me një shpirt skuadre, do të kualifikohemi, por Napoli dhe Liverpul janë skuadra superiore dhe të vështira për t’u përballur, sidomos në transferta”, përfundon argjentinasi i ekipit francez.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *