Tuhel ka fituar besimin e sheikëve, vjen firma e radhës

Tomas Tuhel nuk shkoi dot më shumë se raundi i 1/16-tave  në Champions League me PSG-në, por kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në besimi që drejtuesit e PSG-së kanë te tekniku gjerman. Bashkëpunimi midis palëve do të vijojë edhe për shumë kohë, kjo konfirmohet nga lajmet që po qarkullojnë së fundmi në mediet franceze.

Sipas “RMC Sport”, Tuhel ka firmosur një rinovim 1-vjeçar që e çon kontratën e tij aktuale me kampionët e Francës deri në qershor të vitit 2021.

Tuhel vlerësohet për fleksibilitetin taktik dhe menaxhimin e grupit. Ish-trajneri i Dortmundit ka gjithashtu një plus të madh, pasi është i aftë të komunikojë në pesë gjuhë të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *