Tuhel: Ja e vërteta e largimit të Nejmar, dua dy afrime në merkato

PSG po përgatitet për ndeshjen kundër Nantës, që zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Tomas Tuhel ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te largimi i Nejmarit drejt Brazilit.

Trajneri gjerman zbulon të vërtetën e ngjarjes, lëshon batuta për merkaton, shpjegon mos grumbullimin e Adrien Rabiot dhe e mbyll me rinovimin e kontratës të portierit Areola.

Nejmari ka shkuar në Brazil me lejen time. Ai kishte disa probleme fizike, sakrifikoi për të luajtur kundër Cërvena Zvezdës në Champions dhe ishte e drejtë të mos e rrezikonim kundër Nantës. Rabiot nuk është grumbulluar? Nuk është një refuzim, por një vendim i domosdoshëm. Draksler bëri një ndeshje të madhe dhe e shfrytëzoi shansin e tij. Rabiot e ka humbur pak vetëbesimin dhe për shkak të situatës së krijuar.”

Merkato? Dua një tjetër Verrati dhe një tjetër Markinjos. Rinovimi i Areolës? Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Gjithmonë më ka thënë që dëshiron të qëndrojë këtu, ky është klubi i tij dhe është e rëndësishme për mua të kem lojtarë të tillë në ekip. Jam i lumtur që do të qëndrojë këtu për shumë vite”, përfundon gjermani i stolit të PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *