Tuhel: E patë që Verrati nuk di të festojë?! Duhet të jetë … egoist!

Marko Verrati është një lojtar, i cili preferon më shumë një asist sesa shënimin e një goli. Mesfushori shënoi dy herë gjatë ditëve të fundit: kundër Lihtenshtejnit me Italinë (6-0) dhe kundër Nantës në gjysmëfinalen e Kupës së Francës (3-0 për PSG).

Tomas Tuhel ka përfituar për të bërë pak gallatë me lojtarin e tij. Trajneri i PSG-së flet për golin e fundit të Verratit, stilin e tij të lojës dhe ka një kërkesë për italianin.

“Nuk e di se çfarë i ka ndodhur. Normalisht ai nuk shënon, e patë që nuk dinte të festonte?! Edhe në stërvitje, Marko është gjithmonë në kërkim të një shoku për t’i pasuar topin, edhe pse mund të gjendet dy metra larg portës. Ai dëshiron që t’i bëjë të tjerët të lumtur, por duhet të mësojë të jetë më shumë egoist. Bëjmë shumë shaka në këtë aspekt, por ndodhsha tani ka fituar më shumë besim te vetja”, përfundon trajneri gjerman i PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *