TRYEZA E SUPERIORES | Numri i të huajve, siguria dhe stadiumet: bashkëbisedimi i plotë

11:00 – Temë e nxehtë në Superiore është numri i të huajve që mund të luajnë në një ndeshje dhe kërkesat e mëparshme të klubeve tona janë hedhur poshtë. Tashmë janë shtatë klube që kërkojnë që të rritet numri i të huajve në Superiore.

Momentalisht lejohet që të luajnë 4 të huaj (lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia nuk konsiderohen të huaj) dhe të enjten pritet të vendoset nëse do të rritet numri i të huajve. Problemi është se kampionati nis të premten dhe gjithçka është e vonuar. Komiteti Ekzekutiv do të jetë ai që do të vendosë të enjten në mbledhjen e radhës.

11:05 – Të pranishëm deri me tani janë: Andi Matraxhiu (Kamza, drejtori sportiv), Rigels Malile (Luftëtari, zëdhënësi për shtyp), Dario Pali (Laçi), Nderim Nexhipi (Kukësi, drejtori sportiv), Arbi Laçi (Tirana, drejtori sportiv), Genc Tomori (Partizani, zyrtar i të kuqve), Flamurtari (Nuk ka përfaqësues), Gazmend Vogli (Kastrioti, zyrtar i klubit), Edmond Salillari (Teuta),

11:00 –  Siguria në stadiume 

Aldi Topçiu – “Sivjet kemi edhe derbin. Kemi një tërheqje vëmendje nga policia. Ligji ka ndryshuar dhe policia nuk do të jetë në brendësi të stadiumit. Është hap pozitiv, por ka edhe një anë negative, pasi kërkon një dyfishim të mundimit tuaj për të organizuar ndeshjet. Federata e di këtë problem, është folur edhe për koston. Ndaj jemi këtu që të diskutojmë bashkërisht dhe të gjejmë ndonjë zgjidhje”.

Lysien Nyrishmi – “Tani policia duhet njoftuar një javë më parë që të marrë. Ndeshja në Korçë do të jetë një test për këtë. Klubet duhet të mendojnë të përgatitin ndeshjen një javë përpara. Delegati mësohet të paktën pesë ditë përpara, në mënyrë që të krijohet një hallkë bashkëpunimi. Kështu mund t’i minimizojmë problemet e sigurisë. Tirana dhe Partizani nuk kanë marrë konfirmim nga Policia për stadiumin që do të luajnë”.

11:16 – Gezmend Vogli, përfaqësuesi i Kastriotit mbërrin në mbledhje.

11:17 – Flitet për stadiumin “Selman Stërmasi”

Arbi Laçi  (Tirana) – “Kemi pasur një takim me policinë para dy javësh. Kemi diskutuar për rrethimin jashtë, kemi diskutuar edhe për derbin me Partizanin, që nis më herët se të tjerët. Jemi dakorduar edhe me security. U luajt Superkupa dhe stadiumi është “ok”. Janë lënë disa detyra dhe jemi në proces përmirësimi”.

Ili Shulku: “Policia thotë se nuk do të futet brenda në asnjë ndeshje. Klubi kuhet të garantojnë sigurinë brenda në stadium. Policia kërkon kamerat e sigurisë. Selman Stërmasi nuk i ka, ata duan të kenë punonjësit e vet në dhomën e sigurisë”.

Arbi Laçi – “Kemi sistem kamerash. Nëse vendoset një standard, duhet të jetë për të gjitha stadiumet”.

Edvin Libohova – “Problemi është i rëndësishëm. UEFA ka një kusht: sigurinë në stadiume. Loja nuk ka kuptim kur ndodhin ngjarje të padëshiruara. Një problem janë stadiumet, një tjetër janë klubet, pasi ka ekipe që nuk luajnë në fushat e tyre. Pastaj ka edhe ndeshje të standardeve të ndryshme. Superkupa nuk kishte pritshmëri dhe provuam me polici jashtë stadiumit. Shkurtimisht na thoni kushtet në të cilat janë klubet në zbatim të ligjit të ri”.

Genc Tomori – “Kjo është një risi. Partizani e ka më lehtë, pasi ka një komapni. Them se do ta menaxhojmë dhe të mos ketë probleme në fushë. Marrëdheniet tona me policinë janë të mira. Çdo gjë do të zgjidhet brenda fushës. Një problem kam unë. Agravimi ne stadium duhet të shoqërohet me thirrjen e policise. Duhet bashkëpunim mes stjuartëve dhe policisë. Një shef policie rri në kafe, një ha fara. Ata që marrin përsipër organizimin duhet të jenë korrekt”.

Edvin Libohova – “Do i kërkojmë delegatëve t’i marrin seriozisht ndeshjeve, sidomos kriterit të sigurisë”.

Ilir Shulku – “Delgati do ketë kontakte pesë ditë para. Ai nis kontaktet me të dy klubet për të folur për numrin e tifozëve, për numrin e stjuartëve. Nëse bashkëpunojmë do neutralizojmë shumë pika. Duhet bërë një përmbledhje për problemet, në mënyrë që të përmirësojmë kushtet, të lëmë afate, në mënyrë që edhe policia të mos na kapë gabim”.

Andi Matraxhiu – “Policia private sa e aftë është që t’i përballojë këto stadiume. A kemi ndonjë që i merr përsipër? A janë të specializuara këto kompani? Ndeshjet e qeta kalohen, problemi është kur ka ndeshje të tensionuara. A ka dënime për ata që hyjnë në fushë”

Aldi Topçiu – “Dënimet janë disiplinore. Vjet janë marrë masa. Ligji ka natyrë përshkallëzues, deri në moslejimin për t’u futur në stadiume. Nuk ka një masë penale. Ata që bëjnë vepra penale, ndryshon muhabeti”.

Genc Tomori – “Ndodh që ndonjë klub vesh me jelekë punonjësit e bashkisë. Çfarë bëhet me këtë? Ka një kosto të lartë, sidomos për ne. Mos të marrin persona të tillë, që të veshin njerëz të tillë. Kompanitë duhet t’i zgjedhë edhe federata, por edhe t’i kontrollojë”.

Ilir Shulku – “Kjo ka të bëjë me pjesën e licencimit. Varet me kë kompani keni bashkëpunuar. Kur ta sillni mund të kontrollojmë nëse ka shkelje. Nuk kemi raste të evidentuara. Nga delegatët nuk ka pasur problematika të mëdha që të merren masa”.

Eduard Salillari – Kemi bërë marrëveshje, tani do kemi shpenzime më të mëdha. Kemi rënë dakord me policinë, bëmë edhe  një kupë dhe doli me sukses. Na ka rënë tani tre ditë para kampionatit që të njoftojmë. Bashkëpunimi do të jetë më i madh, sidomos kur ka ndeshje me tension”.

Lysien Nyrishmi – “Supersport përcakton oraret, do ju shpërndahet programi i ndeshjeve për katër javë”.

11:36 Bashkëpunimi i klubeve me tifozët

Ilir Shulku – “Duhet bashkëpunuar për tifozeritë, shpesh kemi pasur konflikte, para, pas dhe gjatë ndeshjes. Kjo nuk i shërben garës. Pastaj ka edhe penalitete, ndaj  duhet bashkëpunuar. Kemi një person në FSHF që merret më këtë pjesë. Do kemi një person që do asistojë në çdo kontakt që ju do të bëni”.

Arbi Laçi – “Kam përshtypjen se do ketë edhe probleme. Do doja të kemi vullnet që mos të ketë dënime kolektive. Në këtë mënyrë dëmtojmë edhe klubet, edhe raportin me ata që kanë vendosur një raport të përjavshëm. Të mundohemi të shmangim dënimet kolektive”.

Aldi Topçiu – “Klubi është përgjegjës për organizimin. Ka pasur dënime edhe vjet, jo tipike. E dimë që ka grupime që bëjnë veprime të gabuara. Ju nuk duhet t’i ndërprisni raportet me ta. Duhen shmangur këto gjëra”.

Arbi Laçi – “Nuk flas vetëm për Tiranën, por në përgjithësi. Nëse mbyllim stadiumin, atëherë dëmtojmë produktin. Nëse ka bashkëpunim real mes të gjitha hallkave, përjashtim të keqen e stadiumeve”.

Aldi Topçiu – “Çdo klub mund të sjellë informacion e nevojshëm, pamje filmike, që t’i shërbejnë komisionit të Disiplinës dhe Policisë”.

Andi Matraxhiu – “Ne vuajmë një dënim. Duhet parë nëse sendet i ka hedhur një individ, apo një grup. Nëse i ka hedhur një grup, atëherë është problem i organizimit. FSHF duhet të jetë pak më tolerante, kur ndodh nga një individ”.

Ilir Shulku – “Nuk duam as ne stadiume pa tifozë, por të gjitha klubet janë paralajmëruar, më pas ka pasur dënime të fushës. Masat kanë qenë përshkallëzuese. Dënimet kanë ardhur pasi nuk ka pasur më ku të shkojë. Ju duhet të na ndihmoni. Nëse ka kontakte të shpeshta, do bëhet më mirë. Ju e dini se kush janë tifozët problematikë. Nuk ka ardhur asnjë shkresë që disa persona nuk i duam në stadium. Ju jeni munduar me atë pjesën e ngushte dhe kemi ardhur në këtë pikë që të dënojmë tifozët. Jam i bindur se me bashkëpunim mund t’i minimizojmë problemet”.

11:45 AKREDITIMI PËR STAFET TEKNIK

Lysien Nyrishmi – “Do u kërkojmë klubet që t’u themi se kush janë të autorizuar për pjesën e zonës teknike. Akreditimi do bëjë të mundur që zyrtari i ndeshjes të kuptojë se i lejohet të qëndrojë në pankinë, apo të ketë marrëdhënie me zyrtarët e ndeshjes. Edhe nëse është person që njihet, nëse nuk e ka akredimin me vete, nuk mund të jetë pjesë e zonës teknike. Mund të qëndrojë vetëm me marrëveshje”.

Ilir Shulku  – “Edhe punonjësit e klubit, duhet të kenë bexh, në mënyrë që të njihen nga delegatët. Duhet të bëheni palë me ne, qëtë mos ketë probleme. Shumë persona zbresin poshtë dhe këtu e pëson klubi. Lista që themi duhet të jetë e padiskutueshme. Keni luajtur në Europë dhe delegati nuk iu lë poshtë nëse nuk ke bexh. Nëse ndryshohet, dërgohet email ose shkresë. Ata që janë poshtë  pse mos ta mbajnë bexhin poshtë. Është diçka minimale. Nëse nuk e ka, nuk do qëndrojë poshtë”.

11:51 – Licencimi i klubeve

Aldi Topçiu – “Sivjet ka pasur progres. Ju përgëzoj sepse e keni implementuar këtë sistem, çdo vit me përmirësime. Do doja që të sillja në vëmendje, që në momentin që klubet bëjnë aplikimin kanë një set tjetër zyrtarësh. Lista ndryshon më pas. Do sugjeroja që edhe pse ndryshojnë emrat, duhet të ruajnë të njëjtat standarde”.

11:54 Komisioni i garave dhe Liga
Edvin Libohova – “Çdo problem duhet të sillni shkresën se ccfar duhet ndryshuar për t’u rregulluar. Duhet ta vlerësoni komisioni. Ka një vit që jemi marrë me këtë punë. Ka pasu mosmarrëveshje. Në parim klubet kanë rënë dakord. Ka pasur ndryshime, janë futur dy ekipe të reja në Superiore. Do punojmë që të regjistrojmë statutin në gjykatë. Pastaj fillon puna reale. Është në dorën tuaj më pas funksionimi i ligës. Do kërkojmë mbështjeten tuaj, që të mos mbetemi te staturi e të mbajmë sytë nga federata. U uroj suksese në kampionat dhe sa më shumë ‘fair-play’ në garë”.

11: 58 Lojtarët e huaj

Ilir Shulku – “Ka ardhur një propozim nga tetë klube dhe pasnesër vendoset. Nga katër lojtarë është propozuar që të rritet me pesë. Merkato mbyllet me 31 gusht”

Geri Burba – “Nuk kemi mundur të kontaktojmë me klubin e Laçit dhe Kastriotit në lidhje me numrin e të huajve. Me klubet e tjera kemi rënë dakord”.

Ilir Shulku – “Ju jeni shumicë, ndaj nuk ka ndonjë ndryshim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *