Trupi nuk duron më, tërhiqet nga futbolli izraeliti i talentuar

Jusi Benajun është futbollisti më i talentuar izraelit. 39-vjeçari (i mbush në maj) po luan me Beitar Jeruzalem në vendin e tij dhe ky do të jetë sezoni i fundit. Lojtari ka vendosur të tërhiqet përfundimisht pas një karriere shumë të gjatë.

Ai u bë i njohur gjatë kohës që aktivizohej me Arsenalin dhe Çelsin në kampionatin anglez. Benajun ka luajtur edhe për ekipet e Uest Hemit, Rasing Santander dhe QPR, përveçse shumë ekipeve izraelite.

Mesfushori ofensiv, i cili bën mirë edhe krahët e sulmit, numëron 1-2 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, gjatë të cilave ka shënuar 24 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *