“Trukime do ketë gjithmonë”, presidenti i La Ligës habit Spanjën

0

Tema kryesore që ka shoqëruar futbollin spanjoll në ditët e fundit ka qenë një operacion i policisë spanjolle, që ka vënë pas prangave presidentin e klubit të Hueskës si dhe zyrtarë dhe ish-lojtarë të klubit.

Shkak për këtë është bërë një ndeshje e trukuar gjatë sezonit të kaluar në Segunda Divizion, ku Hueska u mund me rezultatin 1 – 0 nga Himanstik Tarragona. Shuma të mëdha u luajtën në kompanitë e basteve aziatike për fitoren  e Himnastik. Ky fenomen u pikas nga autoritet spanjolle dhe pas një hetimi që zgjati thuajse një vit, prokuroria lëshoi mandat arrestet.

Të arrestuarit nga operacioni policor

“A dëmton kjo gjë futbollin? Prej shumë kohesh mendoj se jo. Kam parë që në gazeta të ndryshme flitet për një “ditë të errët” të futbollit spanjoll, por është e kundërta.Të gjithë e dimë se polica dhe La Liga nuk janë në gjumë. Krimi është pjesë e shoqërisë dhe ne po përpiqemi ta reduktojmë me sa të jetë e mundur. Grabitjet dhe vrasjet s’do të ndalen kurrë. E rëndësishme është që ne të punojmë për të ulur numrin e tyre”.

“Nëse ndonjëherë ndodh diçka, kjo nuk do të thotë që çdo gjë është e pistë. Përkundrazi, unë mendoj se kjo është një ditë për të falënderuar policinë dhe punonjësit e anti-korrupsionin, si dhe La Ligën që mbështetën këtë hetim që filloi më shumë se një vit më parë”.

“Kur të filloj procesi gjyqësor do të dimë më shumë. U kam dërguar një letër të gjithë sponsorëve të La Ligës, ku i kam shpjeguar se investimi në kampionatin tonë është i sigurt”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.