Troplini: Meritojmë vendin e parë, ja çfarë u premtoj tifozëve

Rejnaldo Troplini luan sezonin  tij të katër me skuadrën e Erzenit. Mesfushori ka reaguar sot pas përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, duke premtuar se skuadra do të bëjë më të mirën në pjesën e mbetur të kampionatit.

Po ashtu, 24-vjeçari tregon se skuadra e meriton vendin e parë, edhe pse deri më tani skuadra nga Shijaku pozicionohet pas Vllaznisë. Ekipi i Erzenit ka grumbulluar 28 pikë kur janë luajtur 14 javë deri më tani

“Mbyllet dhe një fazë e gjysmë, një fazë shumë pozitive për ekipin në radhë të parë që është më e rëndësishmja, si dhe nga ana individuale që e mbylla me 8 asiste dhe 1 gol. Ndodhemi në vend të dytë pas Vllaznisë, meritojmë vendin e parë për atë që kemi dhënë në fushë, por gjithsesi ne do të luftojmë deri në fund, do lëmë zemrën në fushë siç kemi dhënë deri tani sepse qyteti i Shijakut, këto tifozë, meritojnë shumë. Janë të vetmit në Kategorinë e Parë që janë të shumtë në transferta. Ju premtojmë se do të luajmë vetëm për ju.

Një meritë të madhe ka edhe profesor Stojku, me stafin e tij që pavarësisht shumë mungesave që kemi pasur gjatë kësaj faze, arriti që t’ia dalë shumë mirë, arriti të na motivojë dhe të zhvillojmë lojëra shumë të mira. Ju premtojmë që në fazën tjetër do shikoni një Erzen akoma më të fortë. Forca Erzeni R.T.9“.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *