Tronditet Totenhemi, trajneri vdes në fushë

0

Ish-futbollisti anglez Ugo Ehiogu, në vitet e fundit trajner i Totenhemit U-23, ka vdekur në moshën 44-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në qendrën stërvitore të Totenhemit dje, ku Ehiogu mori ndihmën e shpejtë për një infarkt, por edhe pse u çua me urgjencë në spital, nuk ishte e mundur që të evitohej tragjedia.

Totenhemi lëshoi një deklaratë për shtyp, ku njoftoi ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të kombëtares angleze: “Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ugo Ehiogut, trajneri i ekipit tonë U-23. Ugo mori ndihmën e shpejtë pas një ataku kardiak në qendrën tonë stërvitore, ndërsa u nda nga jeta në spital, mëngjesin e sotëm. Klubi i dërgon ngushëllimet më të thella familjes, që në këtë moment të vështirë ka kërkuar privatësi”.

Ehiogu luajtur 355 ndeshje në Premier Ligë, ku ka luajtur ndër të tjera me Aston Vilën dhe Midëllsbroun, duke fituar Kupën e Ligës me të dy klubet, ndërkohë që ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren, duke i shënuar një gol Spanjës.

Aston Vila ka lajmëruar se për Ehiogun, i cilësuar si “një kullë force”, do të mbahet një minutë heshtje para derbit të madh kundër Birmingamit të dielën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here