Tronditet Siti, dëmtohet rëndë De Brujne!

Kampionët në fuqi të Mançester Sitit e kanë nisur sezonin e ri me një fitore bindëse në Londër ndaj Arsenalit dhe skuadra është përforcuar edhe këtë verë.

Megjithatë, pikërisht kur gjithçka dukej perfekte, Siti ka marrë një lajm shumë të keq, sepse në stërvitjen e sotme mesfushori belg Kevin de Brujne ka pësuar një dëmtim serioz.

Bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e djathtë dhe sipas mediave në Mançester bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë, si ai i pësuar në vitin 2016, që e la jashtë për disa muaj.

Faqja zyrtare e Sitit ka njoftuar se shkalla e dëmtimit nuk dihet ende dhe më vone do të ketë njoftim të ri, por frika është e madhe se bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë yllin e Sitit për disa muaj pa futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *