Tronditet Partizani, Besëlidhja e përzë nga kupa

0

U luajtën sot ndeshjen e kthimit për 1/8-at finale në Kupën e Shqipërisë.

Surpriza e vetme, por shumë e madhe, ka ardhur nga Elbasani, ku Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Besëlidhjes dhe i ka dhënë lamtumirën kompeticionit, sepse ishte mundur në Lezhë 1-0.

Vila në fundin e pjesës së parë gjeti golin dhe më pas u duk e thjeshtë, por Lansinet Sidibe shënoi golin “vrasës”në minutën e 57-të dhe Partizani nuk mundi ta çante më murin lezhjan.

Vuajti edhe Teuta, që u mund në Krujë dhe pjesën e parë e mbylli në disavantazh me Kastriotin, por me tre golat e shënuar në pjesën e dytë ka arritur të fitojë dhe të kualifikohet në çerekfinale.

 

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

Grupi A
Skënderbeu – Apolonia      3-0
Shënues: Salihi 38’, Xhejms 51’, 77’
Kukësi – Dinamo                 0-0
Tirana – Luftëtari               1-0
Shënues: Vucaj 11’
Laçi – Bylis                        3-0
Shënues: Musaj 12’, 20’,Akuino 63’

Grupi B
Partizani – Besëlidhja     1-1
Shënues: Vila 45’/ Sidibe 57’
Teuta – Kastrioti             3-1
Shënues: Dita 68’, Rashica 75’, Gripshi 85’/Lilaj 7’
Vllaznia – Kamza            6-0
Shënues: Dyca 15’,Pepa 21’,81’ Krymi 27’, Erkoçeviç 74’, 76’
Flamurtari – Tërbuni       2-0
Shënues: Radoviç 18’, Dushku 28’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image