“Tronditet” Çelsi, largohet portieri i rekordeve

0

A e dini që të Çelsi ka një lojtar që ka luajtur me gjatë së Xhon Terri dhe sapo është larguar nga klubi londinez, pa pësuar asnjë humbje në karrierë? Ok, humor, sepse nuk ka mundësi që të humbasësh pa luajtur kurrë.

Lojtarët e rinj, kur nuk gjejnë hapësirë te një klub, shkojnë diku ku u garantojnë minuta, por ka edhe raste kur lojtarët huazohen me shpresën se një sezon i mirë do t’u rritë vlerën në treg.

Megjithatë, ka raste kur ekzagjerohet dhe preket rekordi, si në rastin e portierit kroat Matej Delaç, i cili tashmë është 25 vjeç.

Është prej një dekade i Çelsit, që e bleu nga Interi i Zapreshiçit në vitin 2010, për 3 milionë euro. Investim i madh, por pa të ardhme, sepse i pafati Delaç nuk ka regjistruar ende asnjë ndeshje me Çelsin, edhe pse është lojtari më i vjetër në klub, pas largimit të kapitenit Xhon Terri.

7 vite në huazim: Vitese në Holandë, Çeske Budejovice në Republikën Çeke, Vitoria Guinaresh në Portugali, Inter Zapreshiç në Kroaci, Vojvodina në Serbi, Sarajevo në Bosnje-Hercegovinë (3 herë), Arl në Francë e Mukron sezonin e fundit në Belgjikë.

Sot erdhi lajmi që ka tronditur tifozët e Çelsit: Delaç largohet zyrtarisht dhe firmos për Horsens në Danimarkë. Me siguri tani do rrënohet Premier Liga angleze…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.