Tronditet Bajerni, Levandovski nuk luan

0

Robert Levandovski nuk do të luajë sot për Bajernin e Mynihut, në supersfidën kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi polak vuan prej ditësh nga një dëmtim në shpatull dhe nuk është stërvitur ditët e fundit, por u mendua se do të ishte gati për sot.

Gjithsesi, trajneri Karlo Ançeloti e bëri të qartë dje: Leva do të luajë vetëm nëse nuk do të ndjejë dhimbje. Përndryshe, do të mungojë, por kjo nuk do ta ndryshojë strategjinë tonë, jemi të fortë edhe pa të”.

Tani SportBild konfirmon se Levandovski do të mungojë dhe vendin e tij në sulm do ta marrë Tomas Myler.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image