Trondit futbollisti i Barcelonës: Më duket sikur jam në ferr

0

Mesfushori portugez Andre Gomesh është në sezonin e dytë te Barcelona, ku ka luajtur pak dhe ka zhgënjyer. Kushtoi rreth 35 milionë euro, por nuk është përshtatur dot dhe ka dalë jashtë planeve të trajnerit Valverde.

Tani Andre Gomesh nuk duron më dhe tregon makthin që po përjeton: “Nuk ndihem mirë kur jam në fushë. Gjashtë muajt e parë ishin të mirë, por pastaj gjithçka mori për ters. Nuk po e shijoj më atë që bëj, me duket vetja si në ferr, presioni është bërë i papërballueshëm.

” Stërvitem mirë, kam marrëdhënie të mira me të gjithë, por ka ditë kur besimi është në nivel minimal. Kam frikë të dal nga shtëpia dhe me vjen turp kur më shohin njerëzit. Për fat të keq, asgjë nuk shkoi ashtu si prisja, tani ndihem i pasigurt dhe nuk dua të flas me askënd”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.