Trofeu i parë si “juventin”, Ronaldo : Ky është vetëm fillimi

Kristiano Ronaldo fitoi trofeun e parë me Juventusin, madje duke qenë protagonist kryesor me golin e tij. Menjëherë mbas përfundimi të finales së Superkupës, portugezi u shpreh i lumtur për trofeun e parë dhe theksoi se ky është vetëm fillimi.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Këtu në Arabi është shumë ngrohtë dhe nuk është e lehtë të luash në të tilla kushte. Luajtëm mirë dhe krijuam shanse. Natyrisht që jam shumë i lumtur që shënova”.

“Kisha si qëllim ta filloja 2019-ën me një trofe. Ky është titulli im i parë me Juventusin, prandaj jam shumë i gëzuar. Ky është vetëm fillimi. Tani hap mbas hapi, duhet të punojmë fort për të trofetë e tjerë”.

“Serie A është gjithmonë objektivi kryesor. Jemi në vend të parë, por është një kompeticion i gjatë, kështu që do të na duhet të punojmë. Ia dedikoj këtë trofe skuadrës, familjes sime, shokëve dhe të gjithë personave në botë që dashurojnë Juventusin dhe Ronaldon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *