Trofeu i Kupës së Botës, vetëm kësaj i frikësohej Kante

Ngolo Kante ka qenë pa diskutim një nga lojtarët më të dalluar të kësaj Kupe Bote. Një makineri e vërtetë në mesfushën e Francës dhe një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Deshamp, por pas ndeshjes me Kroacinë ai kishte një frikë.

27-vjeçari kishte frikë që  të kërkonte trofeun e Kupës së Botës. Siç raportohet, mesfushori ishte gati i shokuar dhe ende nuk e besonte se ishte një kampin bote, teksa nën shiun e Rusës vetëm shihte shokët e tij që të festonin mjaft i emocionuar, por pa guximin pwr tw kërkuar trofeun.

Më pas ka qenë shoku i tij i skuadrës Nzonz, i cili i ka kërkuar pjesës tjetër të skuadrës që ta lejonin 27-vjeçarin që ta mbante dhe kante trofeun Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *