Triumfon Liria, Llapi i fortë për kampionët e Dritës

Te Drita as që duhet ta çojnë nëpër mend titullin. Pas një serie të gjatë fitores, kampionët në fuqi të Kosovës janë mposhtur në takimin e dytë radhazi. Këtë herë skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u thye në transfertë nga Llapi.

Një gol i shënuar në fund të pjesës së parë nga Festim Alidema vendosi fatet e këtij takimi dhe skuadra nga Podujeva përforcon pozitat e saj në vendin e tretë në klasifikim. Plot 7 pikë nga Drita është shkëputur Llapi.

Liria ka marrë tre pikë me vlera në shtëpi kundër Flamurtarit. Një gol e ka vendosur edhe këtë ndeshje. Karahoda realizoi golin e fitores për bardhezinjtë nga Prizreni, që për momentin lënë vendin e parafundit në renditje.

IPKO SUPERLIGA – Java 15

Llapi-Drita 1-0
Shënues:
Alidema 41’

Liria-Flamurtari 1-0
Shënues:
Karahoda 67’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *